Maqedoni

Veprimtari shqiptar nga Amerika apel struganëve: Mos u frikoni nga Merko dhe Kadriovski, bëjeni ndryshimin!

Veprimtari shqiptar në Amerikë, Musa Paçuku, u bën apel struganëve që të mobilizohen në rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe më 31 tetor të sjellin ndryshimin. Paçuku është i bindur se mobilizimi i struganëve, bashkë me diasporën do të sjellë një fitore të madhe për Idri Istrefin.
“Qyteti i Strugës ka histori të ndritshme të Kulturës dhe Arsimit. Kulturë që ia kanë lakmi të gjithë. Qyteti i Strugës nuk meriton të mbetet në mëshirën e një partie që nuk u solli asgjë të mirë shqiptarëve.
Të nderuar struganë, si mundeni ju të frikoheni nga Ramiz Merko? Si mund të frikoheni nga ARMEND KADRIOVSKI? Ju jeni keenaria e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Nga ju të gjithë ne presim ndryshim. Ndryshimi nuk është i pa mundur. Ndryshimi duhet të ndodhë më 31 tetor, kur diaspora edhe në numër më të madh do të vijë në vendlindje, me vetura, aeroplanë e autobusë, vetëm për të sjellur ndryshimin e merituar”, thotë Paçuku në apelin për vëllezërit struganë.
Ai thotë se me votën e tyre, struganët duhet të çojnë në histori politikën qe e degradoi qytetin e tyre.

“Kurse ata që e nënçmuan dhe e degraduan Strugën, që nëpërkëmbën krenarinë e struganëve, që vodhën votat e shkelën vullnetin tuaj, duhet të shkojnë në histori një herë e për gjithmonë. Me Respekt tan Struganve 🇦🇱🇺🇸 Nga Musa Pacuku”, shkruan ai.