Maqedoni

Vendosen ura të reja bashkëpunimi mes Tiranës dhe Shkupit në sferën e biznesit

Drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi, Hajrulla Misini dhe Udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar Gafur Zharku, vizituan zyret e Agjencisë Shqiptare për Investime, duke vendosur pika të reja të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Shkupit në sferën e Ndërmarrësisë.

Më konkretisht, ata realizuan një takim pune me Drejtorin e Agjencisë Shqiptare për Investime, Sokol Nano dhe Drejtoren e Marketingut, Dilfirus Vrioni.

“Në këtë takim mes tjerash u vendosën ura bashkëpunimi mes dy agjencive me çrast u përgadit një memorandum Bashkepunimi si dhe për mundësinë e forcimit të mëtejmë të kapaciteteve ndërinstitucionale përmes projekteve të nduarnduarta”, deklaroi pas takimit Drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi, Hajrulla Misini. Mbetemi me shpresë se ky takim do të kurorëzohet me suksese të reja në sferën e ndërmarrësisë. U dakorduam për kooperim në përgaditjen për Konferencën e ardhshme rajonale të sipërmarrë që pritet të mbahet më 5 Nëntor në ditën Evropiane të Sipërmarrësisë”, deklaroi Drejtori eiAgjencisë Shqiptare për Investime, Sokol Nano.

Misini dhe Nano u ndanë me besim për suksese të reja dhe bashkëpunim të shtuar në të ardhmen.