Maqedoni

Vdes një i burgosur nga Kumanova në “Idrizovë”

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka vdekur një i burgosur në Burgun e Idrizovës.

“Më 02.08.2021 në ora 09.50 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është njoftuar se ka vdekur i burgosuri N.A.(31) nga Kumanova. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi është dërguar për obduksion.