May 17, 2024
Maqedoni

Pas 80 viteve rikthehet tradita e çeljes së iftarit me krismën e Topit në Balin Doll të Gostivarit (Foto)

Në iftarin e parë të Ramazanit në fshatin Balindoll u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit.

Falënderojmë organizatorët në krye me z. Mitat Fidani, imamët H. Sead ef. Fetai dhe Mr. Muhamed ef. Selimi, koordinatorin e SHMI Medreseja ISA BEU – Gostivar, Prof. Afrim ef. Alija, hoxhallarët: H. Ibrahim ef. Abduraimi, Ensar ef. Memedi, Mevlan ef. Kamberi, Bujamin ef. Bajrami.

Muftiu pati fjalë përshëndetëse duke treguar mbi vlerat e Ramazanit dhe formën e tillë të iftarit.

Në këtë iftar prezent ishin kryetari i komunës Dr. Arben Taravari, kryetari i BDI – Gostivar Mr. Valdet Xhaferi, ish kampioni botërorë në mundje z. Shaban Tërstena, personalitete nga myftinia, pushteti lokal dhe qendror dhe shumë mysafirë të tjerë.

FOTO: https://www.facebook.com/share/p/jB8SYRWZoZT5BTCL/?mibextid=WC7FNe