April 26, 2024
Kosovë

Vdes nga koronavirusi një grua në moshë të re në Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova, pjesë e grupmoshës 30-39 vjeç, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Kështu është bërë e ditur nga IKSPHK-ja, në databazën e të dhënave për raportin ditor lidhur me Covid-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus.