Vdes Andrew Strong, avokat i ekipit mbrojtës i Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë
Vdes Andrew Strong, avokat i ekipit mbrojtës i Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit në Hagë
Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong.
Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale,
Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa shprehet i pikëlluar.
”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
”Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.