Vdes 62-vjeçari pasi u rrëzua teksa kryente punë ndërtimtarie
Një 62-vjeçar na Manastiri teksa ka qenë duke kryer punë ndërtimtarie është rrëzuar dhe më pas ka vdekur, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 05.10.2021 në SPB Manastir është denoncuar se në një objekt në ndërtim në rrugën “Republika e Krushevës” në Manastir, B.N.(62) nga fshati Bareshan të Manastirit, derisa ka qenë duke kryer punë ndërtimtarie është rrëzuar dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së shpejtë në Manastir”, shkruan në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.
Trupi është dorëzuar për obduksion, ndërkaq ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.