May 3, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Pajisjet për identifikim biometrik të votuesve i mbajnë mend të gjitha të dhënat e vendosura në vendvotim

Pajisjet për identifikim biometrik të votuesve që do të zbatohen për herë të parë në zgjedhjet lokale i mbajnë mend të gjitha të dhënat e vendvotimit, duke filluar nga ajo se kush menaxhon me të, sa votues janë verifikuar me gjurmë të gishtit, sa herë ka pasur përpjekje për identifikim të një votuesi….

“Këtë që dua ta potencoj është se këto pajisje i mbajnë mend të gjitha të dhënat të cilat kanë ndodhur në vendvotim, kush menaxhon me pajisjen, kush është kyçur me emrin përdorues – fjalëkalimin, në sa ora është kyçur, në sa ora është shkyçur, sa herë ka pasur përpjekje për verifikim me gjurmë të gishtit të një votuesi, ashtu që gjithçka që ka ndodhur në vendvotim kjo pajisje do ta përmbajë si të dhënë nëse ka nevojë do të mund të kontrollohet”, deklaroi sot Lupka Guluçevska, zëdhënëse e KSHZ-së në prezantimin e pajisjeve për identifikim biometrik.

Terminalet e këtilla për herë të parë do të përdoren në zgjedhjet lokale, ndërsa votuesit përveç me dokumenteve të tyre personale do të identifikohen edhe përmes gjurmës së gishtit.

Guguçevska shpjegoi se se atë që votuesit duhet të bëjnë në vendvotim është vendosja e gishtit tregues të djathtë në lexuesin e kësaj pajisje për identifikim biometrik, pas çfarë pajisja nëse votuesi paraprakisht nuk ka votuar dhe nëse është regjistruar në ekstraktin e listës zgjedhore për atë vendvotim, do t’i shfaqë të dhënat nga ai votues në ekran pas çfarë atij do t’i lejohet të votojë.

“Nëse eventualisht pajisja për identifikim biometrik nuk mund të gjejë përputhje të gjurmës së gishtit të votuesit, në atë rast tregon sinjal të verdhë se nuk është gjetur përputhje apo se eventualisht lexuesi është me cilësi të dobët, në këtë rast mundet që këshilli zgjedhor të vazhdojë me identifikimin e votuesit me skenimin e dokumentit personal. Skeneri është brenda pajisjes. Nëse edhe përmes skenerit nuk arrin ta identifikojë të mundet të njëjtën ta bëjë përmes numrit amë të votuesit. Në këtë rast nëse gjithçka është në rregull, nëse votuesi është regjistruar në listën zgjedhore sërish të dhënat e tij do të shfaqen në ekran dhe do t’i lejohet të votojë. Nëse eventualisht shfaqet një votues në vendvotim dhe i njëjti dëshiron të identifikohet dhe i cili tashmë ka votuar, pajisja me sinjalizim të ngjyrës së kuqe do të tregojë se personi veç më është identifikuar në atë vendvotim dhe këshilli zgjedhor nuk do t’i lejojë të votojë”, theksoi Guguçeska.

Pajisjet, siç potencoi ajo, nuk janë të rrjetëzuara.

“Ai përmban vetëm të dhënat e votuesve në atë vendvotim konkretisht dhe nuk është i lidhur në mënyrë qendrore, do të thotë se nuk ka kurrfarë lidhje me rrjetin. Të dhënat nga zbatimi i votimit mblidhen në KSHZ pasi zgjedhjet do të përfundojnë”, shtoi ajo.

Pajisjet për identifikim biometrik mbushen me bateri dhe drejtimet deri te këshillat zgjedhorë është të mos presin të zbrazen plotësisht, por të kyçin karikues në terminalin nëse eventualisht shohin se dinamika e zbrazjes po zhvillohet shpejt. Rreth furnizime me energji, KSHZ-ja ka mbledhur të dhëna nga terreni dhe është konstatuar se 34 vendvotime kanë pasur problem në furnizimin me energji, por në vijim është zgjidhja e këtyre problemeve në terren, ashtu që në ditën e zgjedhjeve presim të mos ketë probleme të tilla.

Sipas saj, me këtë procedurë nuk komplikohet procesi i votimit, ashtu që koha për votim është e njëjtë si edhe në zgjedhjet e kaluara.

Me identifikimin me gjurmë të gishtit, votuesi menjëherë regjistrohet në pajisjen edhe pse nuk ka qëndruar prapa paravanit për votim. Nëse ndodh ai të ndryshojë mendje pas hyrjes në vendvotim dhe identifikimit dhe nuk merre fletëvotim, atëherë këtë fletëvotime në procesverbal e KZ do të regjistrohen si të papërdorura.

Megjithatë, çdo këshill zgjedhor gjithashtu do të ketë llambë dhe sprej UV, të cilat përdoreshin deri në zgjedhjet e fundit, ndërsa tani do të përdoren vetëm për personat që do të paraqiten për votim një ditë para zgjedhjeve gjegjësisht, personat e sëmurë, personat e pamundur, personat me Kovid-19 apo në izolim etj.

Pajisja ka mundësi të shtypë raport për jehonën e votuesve të vendvotim në çdo dy orë.

Deri në fund të javës duhet të mbërrijnë të gjitha 4000 pajisjet për identifikim të votuesve që janë furnizuar nga kompania gjermane “Dermalog” së bashku me sistemin për funksionimin e tyre.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 17 tetor.