Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Të dorëhiqet Taravari dhe drejtori i klinikës Rexhep Memedi
Nga BDI përmes një pres konference kanë reaguar duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Klinikës Rexhep Mehmedi shkaku i fëmijës 14 muajsh që ndërroi jetë.
“Kjo paraqitje për media duheshte asnjëherë mos të ndodh.
Sot jemi këtu se një foshnje 14 muajshe u nda nga jeta ditë më parë.
Fillimisht shprehim ngushëllimet më të sinqerta për prindërit dhe familjarët duke ndarë dhimbjen së bashku me ta.
Që nga fillimi me punë i kësaj Qeverie, ne si BDI kemi shprehur vërejtjet dhe shqetësimet e tona lidhur me planin e funksionimit të sistemit shëndetësor në vend nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit.
Foshnja 14 muajshe vdiq sepse nuk mori trajtimin e duhur nga institucioni kompetent, repektivisht në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, drejtor i së cilës është Rexhep Memedi i cili ka akomofuat edhe kushëririn e vet Alajdin Memedi bashkë me të cilin akuzohen për korrupsion.
Ditët po kalojnë dhe Drejtori Mehmedi vazhdon të mos ketë sy e vesh për një skandal të të rradhës të institucionit ku ai është drejtor, e që për pasojë humbi jetën një fëmijë 14 muajsh, ndërsa më herët rriheshin fëmijët nga punonjësit dhe ju ndaloheshte të flasin shqip.