Maqedoni

“Vazhdojmë me përgjegjësi e dinjitet”, Ibrahimi: Takuam strukturat tona në Çiflik

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes “Facebook”, ka njoftuar se është takuar me strukturat e kësaj partie në fshatin Çiflik të Komunës së Sopishtës.

Ibrahimi njofton se në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike, llogaridhënien dhe transparencën.

Thotë se ky takim ka qenë në vazhdën e takimeve nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi e dinjitet.”

“Vizitë te strukturat e partisë në fshatin Çiflik të Komunës së Sopishtës. Bashkëbiseduam për situatën aktuale politike, llogaridhënien dhe transparencën, në vazhdën e takimeve nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi e dinjitet.”, ka shkruar Ibrahimi.