May 7, 2024
Kosovë

Vasolli: Konflikti i ngrirë me Serbinë, kancer për Kosovën

Kohëve të fundit është shtuar presioni te Kosova për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njohësi i procesit të dialogut, Besnik Vasolli thotë në RTV Dukagjini se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është në të mirë të Kosovës por edhe të Serbisë.

“Do të duhej sa më shpejt të arrihet një marrëveshje sepse konflikti i ngrirë të cilin e kemi me Serbinë, është kancer për vendin tonë. Sa më shpejt që arrihet marrëveshja aq më mirë”.

Vasolli megjithatë thotë se edhe marrëveshja nuk bënë të arrihet nëse rrezikon funksionimin e vendit tonë.

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare do të duhej t’i ulte palën në tryezë dhe të gjej një zgjidhje tjetër për Asociacionin.

“Ne fitues do të dilnim edhe nëse bëjmë Asociacionin e komunave serbe sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha ndër të tjera Besnik Vasolli.