May 8, 2024
Maqedoni

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Bëhet fjalë për njërën nga katër vaksinat kundër gripit sezonal, e prodhuar nga kompania Abot nga Holanda.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht për grupet e rrezikuara.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal nuk është i obligueshëm, është i destinuar për grupet e mëposhtme të rrezikuara: të moshuarit (mbi 65 vjeç), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Duke plotësuar formularin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin “Termini Im”. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni njoftim me sms për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni.