DiasporaMaqedoni

Vajza shqiptare me prejardhje nga Shkupi zgjedhet nënkryetare e komunës në Belgjikë

Luiza Duraki është nje politikane e re dhe me perspektivë në Belgjikë, me prejardhje nga fshati Haraçinë i Shkupit.

Ajo vazhdon sukseset politike edhe pas zgjedhjeve të fundit lokale që u mbajtën në shtetin belg dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë nënkryetare e komunës së mirënjohur Anderlecht në Bruksel, shkruan portali Lideri.mk.

“Sot kam bërë betimin si nen-kryetare (Échevine) në Anderlecht.

Aftësitë e mia do të përfshijnë mësimdhënien, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat. Këto janë çështje të rëndësishme për fëmijët tanë.

Dëshiroj të falenderoj të gjithë ju për mbështetjen tuaj dhe për besimin në aftësitë e mia. Jam e emocionuar për mundësinë që kam për të kontribuar në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës në komunitetin tonë.

Tani fillon puna ! ✊🏻☀️”, ka shkruar Luiza me mjaft optimizëm në Facebook./Lideri