Sport

Vajza që ua bëri shqiponjën në “katër sy” serbëve: Kur Shaqiri dha gol, zemra më eksplodoi

Tifozja shqiptare, Anila Mahalla, ka folur pasi u bë virale nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, ku shihet teksa bën shqiponjën me duar, përderisa kalon në mes të tifozëve serbë.

Mahalla tha se në momonetin kur Xherdan Shaqiri dha gol, zemra e saj “ekspolodoi” dhe nuk duroi dot pa e shfaqur flamurin.

“Unë nuk u përjashtova. Unë isha duke shkuar drejt tyre oër t’iu treguar se pse po e shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata ma morën atë të Shqipërisë, dhe të gjithë tifozët serbë ishin të nervozuar dhe të të zemëruar, dhe unë isha në mes të tyre. Posa mbërriva, Shaqiri e dha golin e parë dhe zemra ime eksplodoi. Ky ishte momenti kur unë shfaqa flamurin dhe ata filluan të thirrnin sigurimin dhe nuk ndalonin. Ky ishte momenti im për të shkuar të bisedojë me ta për ndërrimin e ulëses”, ka shkruar Mahalla në një koment në Instagram, transmeton Klankosova.tv.