Maqedoni

USAID i ndau Mirënjohje Komunës së Gostivarit

Komuna e Gostivarit mori Mirënjohje nga USAID për angazhimin dhe performancën e jashtëzakonshme në përmirësimin e kapaciteteve komunale, rritjen e të hyrave vetanake, sigurimin e financimit më të lartë nga jashtë dhe planifikimin dhe ekzekutimin efikas të buxhetit.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Mirënjohjen e pranoi përfaqësuesi i Komunës së Gostivarit, Shkëlqim Veseli.

Komuna e Gostivarit është ndër komunat e para partnere në projektin “Përforcimi i kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve” si dhe në projekte tjera të USAID-it.