Opinion

Urime 28 Nëntori- Dita e Flamurit Kombëtar

MESAZH URIMI PËR FESTËN E 28 NËNTORIT – DITËN E FLAMURIT

Etem Xheladini

28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e kënd botës, është festa që shqiptarët i bën një.
Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar-festuar ditën e flamurit, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, dy shtetet dhe identitetin e pacenuar.
Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të shpërndar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.
Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe të Kryesisë së OH.El-Hilal, R. Maqedonis V, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta, ashtu siç është bërë tradicionale bamirësia mes shqiptarëve, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.

Zv.Kryetar:
Etem Xheladini