Opinion

Urdhëri i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden tregon se ka shumë shqiptar edhe në Kosovë që bashkpunojnë me Serbi e Rusi për interesa personale

Ejup Berisha

Paramendoni se në çfar situatash apo se në çfar gjendje kemi ardhur ne si komb shqiptar që jetojmë këtu në Ballkan. Neve Amerikanët prej kontinentit të tyre apo prej asaj largësie të madhe disa mija kilometershe çohen dhe me largpamësinë e tyre shumë të saktë dhe të mprehtë na thonë. Hej o shqiptar mos punoni kundër vetes apo hej ju
mos bashkpunoni me armiqët tuaj të përbetuar shekullor sepse këta nuk ua kanë dashur, nuk ua duan dhe nuk do tua duan kurrë të mirën juve si komb. Amerikanët pra në vazhdimsi me syqelsinë më të madhe e vëzhgojnë realitetin tonë këtu dhe na përkujtojnë në pasojat dhe rreziqet që i kemi pasur i kemi dhe do ti kemi nga bashkpunimi me armiqët. Ata me kë të rast na thonë Athua vallë i keni harruar pasojat nga veprimet e armiqëve tuaj siç janë shantazhi, dhuna, burgosjet, shfarosjet, debimi masovik,coptimi i trojeve kombëtare dhe atë hiç më larg se në çdo tidhjet vite. Pra Amerikanët me largpamësinë dhe me mençurinë e tyre ne na e tërheqin vërejtjen për të këqijat dhe për pasojat që i kemi dhe do ti kemi nëse vazhdojmë të bashkpunojmë me armiqët shekullor. Dhe paramendoni ata nuk jetojnë këtu në afërsinë tonë e ne si komb këto realitete me plot sfida, të këqija e rreziqe nuk arrijmë ti zbulojmë dhe ti shohim dhe ato janë duke na ndodhur para syve tanë. Kjo është dëshmi se ne na ka mundur interesi personal apo se na kanë verbuar tendencat për para dhe pasurim të shpejtë. E shihni se nga vjen gjith ai luks te disa njerëz nëpër vendbanimet tona pra këto vijnë shumë saktë siç thonë miqët tanë amerikan nga bashkpunimi me Serbinë që do të thotë indirekt nga bashkpuimi me Rusinë. Këta të fundit kanë derdhur shuma të majme parashë dhe resursesh në xhirollogarite e disa shqiptarëve dhe këta individ që flasin shqip
për para dhe pasuri janë të gatshëm ta shesin edhe familjen e tyre e jo më shtetet dhe kombin shqiptar. Më tej disa shqiptar sot janë të gatshëm dhe në gjendje të bashkpunojnë edhe me dreqin e zi e jo vetëmse me armiqët e kombit shqiptar siç thashë për interesa personale. Në këtë drejtim është edhe urdhëri i fundit egzekutiv i Presidentit Joe Biden. Pra autoriteti më i lartë ekzekutiv amerikan apo administrata e Presidentit me të i ka zbuluar dhe i ka identifikuar individët dhe grupacionet të cilat punojnë kundër paqës dhe qetësisë në rajon. Kjo nënkupton se këta punojnë ngushtë edhe kundër interesave amerikane sepse lirinë, paqën dhe pavarësinë në trojet shqiptare e kanë sjellur e kanë garantuar dhe e sigurojnë SHBA-të. Dhe këta pra nuk lejojnë askend çofshin ata edhe shqiptar që ti rrezikojnë ato. Pra autoritetet zyrtare amerikane individ dhe grupacione që bashkpunojnë me Serbi dhe me Rusi fatkeqsishtë kanë zbuluar dhe identifikuar edhe në Kosovë prandaj janë të gatshëm që ta zgjërojnë listën e zezë amerikane edhe me kosovar bashkpuntorë me struktura dhe me elemente të dyshimta dhe armiqsore të cilat e rrezikojnë paqën dhe çetësinë jo vetëm në vend por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit. E ne si shqiptar sna mbetet gjë tjetër përpos që ta përkrahim fuqishëm dhe ta përshëndesim një gatishmëri të tillë të Amerikës që ka për qëllim dhe për synim që duke i bërë publike emrat e bashkpunëtorëve shqiptar me Serbi e me Rusi të na largojnë ne si komb nga rreziqet, të këqjat dhe nga sfidat negative me të cilat ne jemi ballafaquar dhe vazhdojmë që të ballafaqohemi.