May 6, 2024
Maqedoni

UNT shënon 5-vjetorin, në mungesë të objektit, festojnë në muze

Në mungesë të objektit univeristar 5 vjetori i themelimit të Univeristetit Nënë Tereza u shënua në hapësirat e muzeut të Arteve në Shkup. Profesorë e studentë si dhe përfaques të qeverisë folën për rëndësinë e hapjes së univeristetit.

Rektori i univeristetit Aziz Polozhani tha se me punën e palodhur të të punësuarve, dhe me përkushtimin e studentëve Univeristeti arriti të korë suksese. Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria e ka mbështetur krijimin dhe konsolidimin e UNT-së, ndërsa premtoi edhe mbështetje për ndërtimin e kampusit universitar.

Në fund Universiteti shpërbleu studentët me mirënjohje për përzgjedhjen e motove më të mira për shënimin e 5 vjetorit të UNT-s, ku për momentin studiojnë afro 3000 studentë. Univeristeti ka 5 fakultete dhe 36 programe studimore.

“Ajo që na mbetet tani ta pëfundojmë procedurën për për vendosjen afatgjate të kampusit Univeristar në rrethin e kazermës ushtarake. Realizimi i kësaj procedure do të hapë dyert për ndërtimin e kompleksit univeristar që si projekt është pjesë e programit qeveritar”, tha Zaev./TV21