Lajmet e reja

Uniformat edhe në gjuhën shqipe, flasin policët: Tani ndjehemi më të vlerësuar nga shteti!

Në Shkup dhe komunat tjera ku shqiptaret janë mbi 20 për qind ka hy në fuqi Dekreti për uniformën dhe shenjat e uniformës së policisë, të cilin Qeveria e miratoi një vit më parë në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Shkupi dhe në komunat tjera ku jetojnë së paku 20 për qind qytetarë nga komunitetet, përcjell FLAKA.

“Në qytetin e Shkupit, në komunat e qytetit të Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shënjimet në uniformën bazë janë: mbishkrimi “ПОЛИЦИЈА” “POLICIA” “POLICE”, mbishkrimi “СООБРАЌАЈНА ПОЛИЦИЈА” “POLICIA E TRAFIKUT” “TRAFFIC POLICE”, emblema “ПОЛИЦИЈА” “POLICIA” “POLICE”, emblema “ГРАНИЧНА ПОЛИЦИЈА” “POLICIA KUFITARE” “BORDER POLICE”, emblema në formë mburoje me përmasa të reduktuara dhe distinktiv me kapak metalik”, shkruhet në Urdhëresë.

Edhe stemat e njësisë së policisë intervenuese bëhen tregjuhëshe. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vitin e kaluar njoftoi se më së voni deri në mars të këtij viti uniformat e policëve do të jenë dygjuhëshe – në maqedonisht dhe në shqip.

“Të gjitha procedurat janë duke u zbatuar nga marsi 2023 që uniformat e policisë të jenë dygjuhëshe. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë pas miratimit dhe do të fillojë të zbatohet jo më vonë se një vit pas hyrjes në fuqi, ose më mirë më 26 mars 2023”, tha Spasovski.

Kurse policët shqiptarë, me të cilët bisedoi gazetari i portalit Lideri.mk, thonë se tani ndjehen më të respektuar në profesionin e tyre.

“Nuk guxojmë të flasim për mediat pa lejen e eprorëve, por është e saktë se tani njehemi më të respektuar”, thotë një polic shqiptar në Çair të Shkupit.

“Nuk ka nevojë askush të frikohet nga uniformat në tre gjuhë. Ne vazhdojmë ta kryejmë detyrën si më parë dhe me vullnet edhe më të madh”, shprehet kolegu i tij.

Ka komentuar edhe zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.
“Një tjetër mision i kryer me sukses, ashtu siç premtuam! Po zbatohen tashmë në praktikë ndryshimet e Dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore dhe simbolet e tyre që i miratuam në seancë të Qeverisë më parë”, kan shkruar Grubi.

Paraprakisht, e Majta ka paraqitur një nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e dekretit me të cilin qeveria vendos dygjuhësinë për uniformat e policisë.

“Ne mendojmë se një dekret i tillë, si akt nënligjor i përgjithshëm i qeverisë, është në kundërshtim me Kushtetutën, me aktet tjera nënligjore, me Ligjin për gjuhët, Ligjin për Punët e Brendshme, si dhe Ligjin për Policinë”, thoshte“Levica”.

Kundër uniformave dygjuhëshe ishte edhe një nga sindikatat e policisë në vend./Lideri.mk