Opinion

Unë opozitari ku asnjëher nuk kalojnë jo parimorja, jo e drejta dhe jo njerëzorja në politikë

Ejup Berisha

Unë E.B. opozitar jamë që nga viti 2002. Me plot të drejtë mund të theme se kamë bërë një përvojë bukur të gjatë në këtë çasje apo të qëndrimit tim në raport me politikën dhe me politikanët aktiv në skenën politike. Nuk kamë mundur të pajtohem me veprime të caktuara të politikanevë në skenën qëndrore dhe lokale vendore politike. Objekt dhe subjekt i vëzhgimit tim kanë qenë veprimet dhe akcionet e pushtetarëve shqiptar me çëndrimet dhe me çasjet e të cilëve përsëris nuk jamë pajtuar asnjëher që nga viti 2002 dhe atë për shumë arsye. Së pari për faktin se ishin jo të drejtë, jo parimor dhe jo njerëzor. Posaqërisht më kanë penguar dhe më kanë irrituar veprimet dhe akcionet e atyre politikanëve shqiptar që e kanë bishtnuar dhe kanë devijuar nga çështja kombëtare. Angazhimi i tyre në politikë duheshte të ishte qellimi për ta avancuar çështjen kombëtare e jo mjet për arritjen e qëllimeve personale nga ana e tyre.Të paktën jo për ta shfrytëzuar pozicionin politik për tu pasuruar vetëmse disa njerez të caktuar në politikë.

Ajo çështja e parë pra nuk u bë e kamë fjalën për arritjen e qëllimit për avancimin e çështjes kombëtare prandaj ata që morrën mandat dhe nuk e arritën atë për te cilën premtuan dhe u zotuan gjithmonë para angazhimit të tyre në politike, pra me të njejtët nuk jamë pajtuar nuk pajtohem dhe nuk do të pajtohem asniëher. Këta pra shumë herë premtuan që do ta lëvizin përpara çështjen kombëtare por fatkeqsishtë të njejtët nuk e bënë këtë gjë duke menduar dhe punuar vetëmse për interesat e tyre personale dhe të grupeve të ngushta me të cilat rrethoheshin të njejtët gjatë tërë kohës. Prandaj unë si individ pa shumë hamendje kalova në anën tjetër apo të kundërt të politikës. Pse të mos kaloj në anen e opozitës kur pushtetarët abuzuan tëre kohës me pushtetin jo vetëmse në dëm të çështjes kombëtare por edhe në dëm të intersave të një pjesë të madhe të kombit dhe të individeve të caktuar në veçanti. Një çasje të tillë jo të drejte dhe jo parimore pushtetarët shqiptar e kishin edhe ndaj meje personalisht apo ndaj autorit të ketij shkrimi. Prandaj ata asnjëher nuk e gëzuan mbështetjen time. Të të diskriminojnë në sferën e punësimit nuk është veprim parimor, korrekt dhe njerezor. E mu këtë gjë e bënë pushtetarët e BDI-së ndaj meje që nga viti 2012 deri në ditët e sotme. Këta ma mohuan të drejtën Kushtetuese për punësim duke mos dhënë pelqim për punë
simin tim nëpër institucione shteterore dhe publike. Ne 47 aplikime elektronike on-line që i kamë bërë në konkurse për punësim të shpallura nga Qeveria, dega e BDI-se në Çair për mua përher ka ditur të thotë JO JO JO. Prandaj edhe unë BDI-së përher i kamë thënë JO JO JO.Dhe për këtë gjë nuk pendohem asnjë her dhe jamë shume i lumtur që isha në anën e duhur të politikës pra në anën e kundërt të BDI-së.