May 1, 2024
Kolumna

Unë dhe shokët e mi të luftës!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë dhe shokë të mi të luftës nuk kemi luftur, por edhe ata që kanë flijuar jetën e tyre nuk e kanë bërë për poste, por e kanë bërë se duhej bërë. Ai në të shumtën e rasteve thotë se lumë ata që nuk kanë pëfituar pasuri në emër të luftës. Mjerë ata ( ato) që kanë shkelur mbi amanetin e shokve të tyre të rënë.

Zoti i mallkoftë, i dënoftë në këtë botë dhe në botën tjetër të gjithë që u pasuruan me kontributin e ushtarëve, me gjakun e të plagosurve, invalidve dhe dëshmorëve. Ata një ditë patjetër se do të japin llogarinë e tyre të pistë në këtë botë e mos të flasim për në botëm e amshuar, sepse të tillët po të kishin poseduar me ndërgjegje njerëzore vepra të tilla kriminele nuk do të bënin asnjëherë.

Ata në çdo aspekt të jetës dhe pas vdekjes do të japin llogarinë e tyre. Vetëm llogarisë pra Zotit nuk mund të i ikin. E kjo ditë një ditë do të vijë për të gjithë keqpërdoruesit të luftës dhe gjakut. Kështu rrëfen shumë qetë ish ushtari i Lirisë L. Arnor -Orizarja, sepse ai nuk e lejoi asnjëherë vetën të bëhet viktimë interesi çfarëdoqoftë ai.

Ai ishte dhe mbeti me kokën ngritur lart pa i pasur akujt hak, sepse në luftë dhe pas luftës mbet i pastër si loti para atdheut dhe para Zotit.