Ulet numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut, dyfishohet numri i viktimave
Ne 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja me Covid 19, njoftojne nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo paraqet ulje të dukshme në krahasim me ditët paraprake, mirëpo shqetësuese mbetet numri i viktimave, sepse për 24 orë janë shenuar 27 pacientë që kanë humbur betejën me virusin. Prej tyre 8 janë në Shkup, 4 në Gostivar, nga 3 në Kumanovë, Tetovë dhe Kercovë, e kështu me radhë. Janë shenuar 367 pacientë të shëruar, që pas një kohe të gjatë tejkalon shifrën e të infektuarëve.