Ukrainë, Rusia i sulmon rajonet verilindore të Ukrainës
Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raketë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile. Nuk janë raportuar viktima nga këto sulme në rajonet Sumi dhe Harkiv.
Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, forcat ruse përdorën dronë dhe një raketë S-300, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa banimi, por jo viktima, thanë kryetari, Ihor Terekhov dhe guvernatori rajonal, Oleh Siniehubov.
Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit.