May 15, 2024
Rajon - Botë

Ukrainasit rrëzuan 29 nga 38 dronët iranianë të lëshuar nga rusët gjatë natës

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29 nga 38 dronë (mjete ajrore pa pilot) të nisura gjatë natës nga forcat ruse, njoftoi sot Forcat Ajrore të Ukrainës.

Në deklaratën e lëshuar, forcat ajrore të Kievit sqaruan se forcat ruse lëshuan dronët Shahed të prodhuar nga territori rus në disa valë.

Sulmi në disa rajone të Ukrainës zgjati nga ora 20:00 me orën lokale të premten deri në orën 04:00 me kohën lokale sot, të shtunën.

Një nga dronët që i shpëtoi mbrojtjes ajrore të Ukrainës, goditi një objekt energjetik në Odessa, duke plagosur një person.