May 10, 2024
Maqedoni

Ukrainasi rrihet në Shkup, bëhet për spital

Një shtetas i Ukrainës është bërë për spital pasi një grup personash të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë vjedhur portofolin, përcjell KlanM.

“Sot (08.08.2023) rreth orës 00:40 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se tek ta është sjellur me lëndime H.L nga Ukraina. Sipas njoftimit, ai është sulmuar fizikisht në parkun e qytetit në Shkup nga disa persona, të cilët më pas i kanë marrë portofolin me dokumente personale, para dhe një celular”, thonë nga policia.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia