Rajon - Botë

Ukraina demanton Rusinë për arratisjen e Zelensky

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e reja të Rusisë se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi.

“Kjo është një gënjeshtër!” Presidenti është në Kiev me njerëzit e tij!”, tha të premten sekretari i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë së Informacionit të Kievit, duke akuzuar Moskën për luftë kundër informacionit dhe përhapjen e lajmeve të rreme në territoret e Ukrainës që ka pushtuar deri më tani.

Ky pretendim është përgjigje ndaj deklaratës së kryetarit të Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, i cili përmes aplikacionit Telegram deklaroi se Zelensky u largua nga vendi, duke cituar deputetë ukrainas. “Është në Poloni,” tha Volodin.

Biseda erdhi një ditë pasi inteligjenca ukrainase paralajmëroi se Rusia mund të përhapte lajme të rreme për largimin e Zelensky.