Kolumna

Ujku don mjegull në Maqedoni!

Shkruan: Ejup Berisha

A bën që për inat të disa qarqeve të caktuara në shtet dhe të disa tifozëve maqedonas që na e duan vdekjen neve shqiptarëve sonte ekipi i futbollit të Maqedonisë të mos peson disfatë por rezultati i ndeshjes në Portugali te jetë 0:0. Jo se e nuk dua fitoren e ekipit të Maqedonisë se Veriut larg kësaj por fitoret e tilla po kanë pasoja mbi mardhëniet ndëretnike këtu në vendin tonë ku viktima të sharjeve ofendimeve dhe të mallkimeve po janë shqiptarët.
Pra nuk po është e arsyeshme që të na shajnë si shqiptar këta të ashtuquajtur tifoz maqedonas pastaj të na i shajnë nënat dhe familjet tona dhe plus të na e dëshirojnë vdekjen te gjithe neve si shqiptar. Për këtë arsye pakeqkuptime në emer dhe në interes të ruajtjes së bashkjetesës, të mbrojtjes së familjeve tona dhe te kombit tim sonte unë personalisht dua që të mos ketë fitore në ndeshjen kualifikuese të ekipit të futbollit te Maqedonisë se Veriut në Portugali.
Kjo përsëris me qëllim që të mos ketë skena kur gjatë gëzimit të perbashkët pas fitoreve të ekipit shteteror që dikuj ti teket dhe të ketë motiv që te na shaj neve shqiptarëve e parasegjithash të deshiron te na sheh të mire neve por vetëm si të vdekur. Kjo qështje bëhet më tragjike kur dihet se këto ngjarje janë të orkestruara dhe të rexhuara mirë nga qarqe të caktuara në shtet të cilat duan tollovi dhe zënka pas cdo ngjarje apo dhe aktiviteti të madh dhe të rëndësishëm që bëhet në kete shtetin tonë të përbashkët në RMV. Dhe kur këto gjëra janë të planifikuara dhe të orkestruara nga ato qendrat që i permenda më herët dhe të cilat duan të krijojnë turbullira dhe trazira gjëra që ndodhin para dhe pas cdo aktiviteti të madh dhe të rëndesishëm në shtet atëher nuk di cfar të themë por vetëm dua të bëj thirrje që të mos biem pre dhe të jemi viktimat e tendencave të errëta të dikuj. Ajo që dua të theme lidhur me këto raste dua pra të theksoj se është e patolerueshme që për cdo gjë që nuk u pëlqen disa qarqeve të caktuara këtu te ne fajtorë të jemi unë, familja ime dhe parasegjithash mamaja ime apo fajtore te jemi të gjithë ne shqiptarët.
Apo edhe nëse sonte ka fitore të ekipit të futbollit të Maqedonisë në ndeshjen në Portugali do të doja të mos ketë festë me sharje, fyerje dhe mallkime në sheshet e qyteteve tona. Nesër nga Enti shtetëror i statistikës do të publikohen rezultatet e aktivitetit më të madh statistikor në shtet dhe është e tejdukshme se dikush po don të krijon turbullira dhe trazira me qëllim që të shmanget vemendja nga rezultatet e pavolitshme te numrit te popullsisë. Por kjo nuk është e arsyeshme sepse Rexhistrimi nuk duhet të bëhet për dëshirat e dikuj por për nevojat statistikore të shtetit RMV-së.Pajtohem me disa kur thonë se Rexhistrimi i popullsisë amvisërive dhe banesave duhet të zbatohet me precizitet dhe me saktësinë më të madhe prandaj vend për hidherime dhe frustrime nuk duhet të ketë por edhe arsye për ofendime dhe sharje nuk duhet të ketë. Dhe kur jemi te rezultatet paraprake jozyrtare që dolen në opinion këtu te ne gjatë javës së shkuar nga disa media dhe portale ku u publikuan të dhena jo zyrtare se shqiptarët me rexhistrimin e ri do të jenë 24 perqind apo bashk me diasporen 29 përqind. Atëher kjo më shtynë të dyshoj se perqindja e tillë nuk është reale dhe precize për shkak se
derisa nataliteti i shqiptarëve prezentohet shume me I lartë gjatë tërë këtyre viteve në shtet atëher nuk është logjike dhe e arsyeshme që ne shqiptarët të kemi shtim të popullsisë vetëm 4 perqind dhe atë për një periudhë kohore prej 20 vitesh. Por ja edhe nëse mundsishtë do të ndodhë që unë personalishtë të mos jemë i kënaqur me rezultatet e rexhistrimit të popullsisë unë si shqiptar nuk do tia dua vdekjen asnjë maqedonasi e as nuk do tia shaj nënat dhe familjet asnjërit prej tyre.Por prezentimi i ndonjë perqindje joprecize dhe joreale për popullin shqiptar që jeton këtu në RMV do ti fyen ndjenjat e atyre shqiptareve që janë munduar dhe kanë kontribuar gjatë këtyre 20 viteve në shtrat për shtimin e numrit të familjarëve të tyre.