UEFA nis hetim ndaj Arnautovicit për fyerjet ndaj Alioskit
UEFA e ka nisur një hetim ndaj futbollistit serb të Austrisë, Marko Arnautovic, nën dyshimet për fyerje raciste ndaj një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën.
Nëse vërtetohet se Arnautovic përdori fyerje raciste, atëherë ai do mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian menjëherë.
Dyshohet se Arnautovic e përdori një term fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve “shiptar”, kur iu drejtua një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.
Në një komunikatë për media, UEFA njoftoi: “Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregullave Disiplinore të UEFA-s, është emëruar një inspektor i etikes dhe disiplinës për ta zhvilluar një hetim në lidhje me incidentin në të cilin u përfshi lojtari Marko Arnautovic gjatë ndeshjes së fazës grupore të Kampionatit Evropian mes ekipeve kombëtareve të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”.