“UÇK” e “Arnautovic të fala mamit”, tifozët shqiptarë befasojnë serbo-austriakun që i shau nënën shqiptare Alioskit
Futbollisti i Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautovic është pritur me befasi në stadiumin Wembley të Londrës, ku po zhvillohet ndeshja e “EURO 2020” në mes të Italisë dhe Austrisë.
“Arnautovic të fala mamit” ishte një nga mesazhet e bëra ndaj tij, përcjell Klan Kosova.
Pos pankartës së lartcekur, aty është parë edhe një tjetër e tillë me tri shkronjat e arta të UÇK-së.
Futbollist serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat.
Sulmuesi për gjuhën e përdorur ishte dënuar me një ndeshje mos lojë nga UEFA. Ndërsa edhe vet kërkoi falje pas gjestit të bërë në rrjete sociale.