BallinaMaqedoni

U shpëtuan pesë fëmijë në Maqedoni, ishin bllokuar nga bora (Video)

Pesë fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar mëngjesin e sotëm në fshatin Rajçan i rajonit të Koçanit, ku kishin mbetur të bllokuar në dëborë. Pak para orës 10, në numrin e vetëm të urgjencës 112 u raportua se 5 të mitur dhe një i rritur kanë mbetur të bllokuar në fshat për shkak të reshjeve të dendura dhe nuk kanë mundur të zbresin në Koçan, transmeton portali Lideri.mk.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar policinë e Shtipit dhe pushtetin lokal të Koçanit, që kanë intervenuar dhe të gjithë janë nxjerrë dhe janë dërguar të sigurt në shtëpi sot në mesditë me një fuoristradë të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo”. Ata u bëjnë apel qytetarëve që të përcjellin parashikimin e motit dhe të përgatiten për kushtet e dimrit./Lideri