May 18, 2024
Maqedoni

U shkarkua drejtori i “Grupit të Zjarrit”, BDI emëron drejtor tjetër në vendin e tij (Foto)

Hasim Dehari do të jetë drejtor i Agjencisë së Fluturimeve Civile, e njohur ndryshe si M-NAV, shkruan gazeta KOHA. Kuadër nga Gostivari dhe profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, Dehari ka qenë edhe kandidat për deputet në Listën e BDI-së për Zonën e gjashtë zgjedhore.

Dehari në M-NAV vjen pasi Migjen Selmani, drejtori aktual, do të shkarkohet pasi konsiderohet si njeri i Izet Mexhitit si pjesë e Grupit të Zjarrit.

Ndryshe, Migjen Selmani si drejtor ekonomik në M-NAV ka ushtruar detyrën për tre mandate me radhë, gati 12 vite. (koha.mk)