Kulturë

U promovua monografia e fshatit me tre emra, (fshatit Sillare), nga autori Sadri Jakupi (Foto)

Para disa ditëve, në lokalet e restoranit “Dy Vllezërit” në fshatin Sillare u mbajt promovimi i librit “Monografia e Sillares së Poshtme dhe Epërme. Një përballje me sfidat e kohës”, e autorit Sadri Jakupi.
“Kjo monografi është fryt i punës kolektive i gjithë atyreve që më ndihmuan, duke përfshirë edhe autorë të veprave të tyre monografike si, Xhelal Jakupi, Xhemaludin Idrizi, Baki Bakiu, Raif Hamiti, Rexhep Memedi, Abedin Krosi dhe shumë individ ose informator nga këto dy fshatrat e Sillares”, tha autori me këtë rast.
Pasi moderatorja Mejreme Kajolli tha disa fjalë për biografinë e autorit, ceki disa fakte të këtij fshati.
Fjalën e mori edhe Redaktori i librit Xhelal Jakupi duke spjeguar më gjërësisht, tematikën dhe përmbajten e brendësisë të librit duke bërë kohë pas kohe edhe vlerësime pozitive të librit dhe autorit të sajë, që në këto dy fshatra është si monografia e parë duke uruar të tjerët ta vazhdojnë që të shkruajn një monografi edhe më të zgjëruar. Pastaj fjalën e mori edhe profesoresha Merita Abazi, ku elaboroi me disa fjalë genezën e prejardhjes së këti fshati, ku tha se për herë të parë ka dëgjuar se ky fshat emrohet me tri emra, Sillare, Sullare dhe Sfillare. Pas zonjës Merita iu dha fjala prof. Dr. Xhemaludin Idrizi, ku u përqëndruar më tepër për mikrotoponimet dhe toponimet jo vetëm të Sillares por për disa fshatra të Dervenit. Më në fund e mora unë fjalën, vetëm për ti përshëndetur dhe tiu falenderohem për përkrahje jo vetëm ndihmësve por edhe miqëve dhe bashkëfshatarëve të mi që ishin prezent, dhe atyreve që ndihmuan për ta begatuar tryezën e një kokteli madhështor tradicional.

“Besoj se ky promovim do të mbahet mend shumë kohë edhe pse nuk ishte kohë e përshtatshme, me temperatura të larta dhe orarë pune prap se prap miqtë e vërtet nuk i ndaloi që të më nderojnë me prezencën e tyre, përveç atyre që i përmenda më lartë, falenderimi iu shkonë edhe miqëve prezentë, drejtori i Sh. K. Safet Kamberi Lulzim Selmani M. Kulturës, Sefedin Mustafa, Vullnet Sadikun kryetarë i ABC Poetike, Ibadete Livareka Ismail Qaili që iu bëri një suprizë poeteve që i kishte shëtitë në të gjitha fshatrat e Dervenit, e falenderojë edhe familjen time për përkrahjen dhe ndihmën që kam, pra edhe për gjithë tjerët u jam mirënjohës që ishin prezent. Për fund falenderoi edhe kamermanin Kushtrim Ismaili dhe organizatorin e pregaditjes Avdulla Ismailin bashkë me stafin punonjës të lokalit. Respekte dhe përshëndetje edhe atyreve që nuk kan pas mundësi për iks arsye, u jam mirënjohës”, thotë autori Sadri Jakupi.

Foto: https://www.facebook.com/share/p/Zojb4E4RHgYUiqfS/?mibextid=WC7FNe