Maqedoni

U organizua paneli “Alternativa për gratë në politikë”

Dje (e diel – 21.05.2023) në Shkup u mbajt moduli i parë i akademisë politikë “Alternativa për gratë në politikë”, e cila u organizua me aktiviste të Forumit të Gruas të Alternativës dhe me anëtarë të Forumit të Rinisë të Alternativës.

Paneli parë i akademisë u hap nga Zeqirija Ibrahimi – Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës, i cili foli për temën “Hyrje në politikë – kuptimi i koncepteve, dallimet ideologjike e programore”. Ligjërata e dytë ishte nga prof. dr. Arlinda Gjakova, e cila foli për “Barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta – kuptimi i sfidave, paragjykimeve, stereotipave dhe luftës për barazi gjinore”, ndërsa moduli i parë përfundoi me ligjëratën e prof.. dr. Bejtullah Demirit në temën “Instrumentet dhe mekanizmat ligjore – shqyrtimi i instrumenteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me barazinë gjinore dhe përfaqësimin gjinor”.
Pas këtyre ligjëratave, të pranishmit e këtij paneli zhvilluan edhe një diskutim e frytshëm, duke shtruar një varg pyetjesh e duke ngritur shumë çështje rreth temave në fjalë.

Ashtu siç është paraparë nga konsultimet e bëra me nismëtarët e këtyre moduleve akademike (Instituti Nacional Demokratik – NDI), kjo akademi do të vazhdojë edhe në javët në vijim.