Maqedoni

U kërkua mbyllja e televizioni Alsat-M, reagon SHGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar në lidhje me kërkesën për mbylljen e televizionit Alsat-M, duke e vlerësuar si një kërkesë të paargumentuar.

“Nismat anonime dhe të paargumentuara për marrjen e lejes për emitim nga ASHMAA, mund të llogariten si shtypje për radiodifuzerët. Të brengosur e ndjekim lajmin e kolegëve, në të cilën thuhet që një anonim nga ASHMAA kërkoi t’i merret koncensioni televizionit Alsat-M”, deklarojnë nga SHGM-ja.

Kjo shoqatë kërkoi nga anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale që të veprojnë me kujdes në raste të tilla ku bëhet fjalë për presion nga gazetarëve.

“E përshëndesim vendimin e Këshillit të ASHMMA nga seanca e 11 korrikut që të refuzon këtë kërkesë anonime për marrjen e lejes së Alsat-M”, deklarojnë nga SHGM-ja.