Maqedoni

U fejua një muaj më parë, mbrëmë u vra me armë zjarri – Kush është këngëtari që vdiq në Shkup?

Shumë fansa nga rajoni u tronditën nga lajmi se këngëtari shqiptar nga Shkupi, Amar Ismani (29-vjeç) u vra në Shkup.

Një numër i madh prej tyre kanë nisur t’i thonë lamtumirën këngëtarit në rrjetet sociale.

Ismani u vra në një përleshje masive ku mbetën të plagosur dy persona, e për ata që nuk e njihnin karakterin dhe veprimtarinë e tij, ja kush ishte Amar.

Këngëtari ishte shumë i njohur në Maqedoni, ndërsa në Instagram e ndiqnin 303 mijë persona. Disa nga këngët e tij të famshme ishin “Bad Bitch” me Benny Bee, “Sjom mo”, “C’est la vie”, “Shawty”, “Ferrari”…

Një muaj më parë ai njoftoi se u fejua, ndërsa një foto të unazës e postoi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se incidenti i mbrëmshëm në Shkup ka nisur me debat, e më pas është kthyer në një përplasje fizike ku janë përdorur edhe armë zjarri. Tre persona kanë përfunduar në spital dhe për fat të keq Amari ka ndërruar jetë.