Bekteshi: E diela ditë jo pune, ta kalojmë me familjen

Bekteshi: Me vendimin e fundit, e diela është ditë jo pune
01/30/22 18:51
Me vendimin e fundit, e diela është ditë jopune, 92 për qind e të punësuarve kanë kohë të lirë për të kaluar me familjet e tyre dhe tetë për qind e të punësuarve të dielën kanë mëditje më të larta për 50 deri në 100 për qind, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij të Facebook.

“Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet siç duhet. Çdo punëtor ka të drejtë të pushojë dhe të kalojë javën me familjen. Familja mbi të gjitha!”, ka thënë Bekteshi në postimin e ndjekur nga një foto me të cilën është fotografuar me familjen e tij.