September 19, 2024
Maqedoni

U arrestua në mëngjes “superfemra” në Shkup, theu kazinon pasi u rrah me dy persona

Sot (18.08.2024) në ora 06:30 të mëngjesit në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, është arrestuar J.V. Siç shkruan portali lideri.mk, ajo është arrestuar për shkelje të rendit dhe qetësisë, sepse paraprakisht është konformtuar fizikisht me dy persona: D.T.(39) dhe I.M.(39), dhe pastaj ka dëmtuar një pjesë të inventarit në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që kryenin detyrën zyrtare.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një padi përkatëse”, njoftoi policia./Lideri