May 3, 2024
Maqedoni

TV21: Zaev nesër do ta promovojë mandatarin e ri në takim me Gashin?!

Sipas informacioneve të emisionit “21 Analiza” të TV21, Zaev nesër në takim me Afrim Gashin te Klubi i deputetëve do të paraqitet me mandatarin e ri dhe me shumë gjasa kandidatin për kryetar të LSDM-së. Sipas informacioneve të emisionit “21 analiza”, Zaev në takim me Gashin do të shkojë i shoqëruar nga mandatari i ri.

Sonte drejtpërdrejt në orën 20:05 në emisionin “21 analiza” në TV21 me Borjan Jovanovskin i ftuar është Ljubço Nikollovski, me të cilin do të bisedohet për temat aktuale politike.

Gjyshet përdorën ilaçin e vjetër për trajtim diabeti në 6 ditë!
Siç është bërë tashmë e ditur, Zaev nesër te Klubi i deputetëve do të takohet me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin në orën 15:30. Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerim të shumicës parlamentare. Alternativa ka 4 deputetë në Kuvend, të cilët nëse i bashkohen shumicës, shumica arrin në 64 deputetë, nëse këtu llogaritet edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që lam pas, nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë./TV21