May 6, 2024
Maqedoni

Tv News: Tentim për blerje të votave te shkolla “Bajram Shabani” në Kumanovë

Votues nga Kumanova që votojnë në vendtvotimet te shkolla “Bajram Shabani” kanë treguar për Tv News se ka pasur tentime nga disa persona për të ju ofruar para, që të votojnë për një parti të caktuar.

Ata teegojnë se “një grup njerëzish” kanë qëndruar para shkollës dhe u kanë ofruar para nëse votojnë siç u thonë ata.
Rastin nuk guxojnë ta praqesin në polici nga frika se “mund të na dalin probleme”.

Ky është u vetmi rast problematik i paraqitur deri tani në Kumanovë, ku votimet kryesisht po zhvillohen pa probleme.