Turqia merr përsipër misionin e NATO-s në Kosovë
Turqia do të marrë misionin e NATO-s në Kosovë nga 10 tetori i këtij viti, ka raportuar mediumi Bloomberg të enjten.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Zeki Akturk, derisa misioni do të merret nga Italia.
Mediumi ka shkruar se Turqia ka raporte edhe me Serbinë e edhe me Kosovën.
Me Serbinë ka zhvilluar bashkëpunime tregtare, e Kosovës i ka shitur dronë luftarakë të tipit “Bayraktar”.