July 5, 2024
Sport

Turqia jep ‘shpirtin’ në fushë ndaj Austrisë, kualifikohet në çerekfinale

Në “Red Bull Arena” të Leipzigut u luajt ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ave të finaleve të Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë, shkruan Syri.net.

Ishte një ndeshje “zjarr”, ku në fund festuan turqit, që fituan me rezultatin 2-1.

VIDEO/ Austri-Turqi, shënohet një tjetër gol në pjesën e dytë
Përsa i përket takimit, që në minutën e dytë zhbllokohet rezultati.
Demiral ndëshkon austriakët, duke kaluar Turqinë në avantazh.

Me këtë gol mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën shënohet tjetër gol.

Pas një goditje këndi në minutën e 59-të Demiral me kokë dyfishon shifrat për Turqinë.

Austria reagon shpejt dhe në minutën e 66-të Gregoritsch shënon, duke shkurtuar diferencën e golave në 2-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe me fitoren 2-1 Turqia kalon në çerekfinale, ku do të përballet me Holandën.