Rajon - Botë

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike në vlerë 50,7 miliardë dollarë

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 50,7 miliardë dollarë
Türkiye dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan sot gjithsej 13 marrëveshje me vlerë 50,7 miliardë dollarë, tha Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Drejtoria tha se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një Këshilli Strategjik të Nivelit të Lartë, i cili do të kryesohet nga presidenti i Türkiyes dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëdhëniet e Türkiyes me Emiratet e Bashkuara Arabe janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik si rezultat i marrëveshjes, thuhet në deklaratë.

“Palët vendosën gjithashtu të avancojnë bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, transporti, infrastruktura, logjistika, tregtia elektronike, financat, shëndetësia, ushqimi, turizmi, pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, industria e mbrojtjes, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara”, thuhet më tej.

“Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara në këto fusha kap vlerën 50,7 miliardë dollarë”, tha Drejtoria e Komunikimeve.

Ndryshe, presidenti Recep Tayyip Erdoğan sot qëndroi për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si stacioni i fundit i turneut të tij në vendet e Gjirit, pas Arabisë Saudite dhe Katarit.