May 14, 2024
Rajon - Botë

Turqi, minarja e xhamisë kaplohet nga flakët pasi goditet nga rrufeja

Minarja e një xhamie në qytetin e Tokatit të Turqisë është djegur pasi është goditur nga rrufeja. Ata që kishin vënë re incidentin kanë informuar zjarrfikësit dhe me ndërhyrjen e tyre është shuar zjarri pa e kapluar pjesën tjetër të xhamisë, shkruan TRT Haber. Momenti i zjarrit në minare u kap nga kamerat e telefonit të banorëve.