Türkiye, ndërmerret hap historik për rritjen e hyrjes së valutës në vend përmes ngushticave turke
Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu tha se kanë ndërmarrë një hap historik që do të rrisë hyrjen e valutës së huaj në vend lidhur me pagesat për kalimet në Ngushticat Turke, raporton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, Uraloğlu njoftoi se janë rregulluar sërish tarifat që merren nga anijet të cilat kalojnë nëpër ngushticat turke pa vizituar asnjë port. “Më parë nga anijet merrej 0.80 dollarë për ton neto ndërsa tani do të merret 4.42 dollarë”, tha ai.
Sipas tij, mbi rritjen për herë të parë vitin e kaluar pas një periudhe prej 39 vitesh për të rritur hyrjen e valutës së huaj në vend, është bërë edhe një rritje tjetër duke filluar nga 1 korriku. “Me përditësimin e çmimit të ri, teksa anijet ndërkombëtare kalojnë në ngushticat turke, do të kryejnë kalimin me çmimet e rritura përmes shifrave të reja që janë caktuar”, tha Uraloğlu.
– “Rregullorja në përputhje me Konventën e Montreux”
Ministri Uraloğlu tërhoqi vëmendjen se në tarifat e ngushticave, zbatohen rregullat e caktuara nga Konventa e Montreux për ngushticat.
“Nga viti 1983 e deri më 7 tetor 2022 nga anijet që kalonin nga ngushticat merrej 0.8063 dollarë për ton neto ndërsa me një dekret presidencial më 7 tetor 2022 pas 39 vitesh u bë përditësim për këto tarifa dhe e rritëm në 4.08 dollarë për ton neto për anije. Këtë tarifë po e përditësojmë sërish në 4.42 dollarë duke filluar që nga 1 korriku 2023”, tha Uraloğlu.
Ai rikujtoi se si sipas Konventës së Montreux nga anijet që kalojnë përmes ngushticave turke pa ndalesë, merren tarifa për 3 artikuj, përfshirë inspektimin shëndetësor, farin dhe shërbimet e shpëtimit. “Në përllogaritjen e tarifave, merret si bazë tonazhi neto i anijeve (NRT) ndërsa si njësi merret bazë “franga ari”. Deri në vitin e kaluar këto tarifa ishin fikse. Me dekretin presidencial tashmë këto çmime do t’i përditësojmë çdo vit”, potencoi Uraloğlu.
Më tej ministri Uraloğlu ka dhënë shembull lidhur me përditësimin e tarifave.
“Kur mendojmë një anije me një tonazh neto 10 mijë, para 7 tetorit të vitit 2022, për shërbimet për 3 artikuj, përfshirë inspektimin shëndetësor dhe shërbimet e shpëtimit paguhej një tarifë 3.240 dollarë. Kjo tarifë me rregullimin e çmimit në tetor 2022 u rrit në 16.393 dollarë. Ndërsa më 1 korrik me tarifën e re një anije me një tonazh neto 10 mijë do të jetë e detyruar të paguajë 17.760 dollarë. Me këtë rritje ne po hedhim një hap historik që do të rrisë hyrjen e valutës”, tha ai.