Maqedoni

Turistë nga Bullgaria anuluan ekskursionin në Maqedoni, frikohen se maqedonasit do i gjuajnë me gurë

FOTO: EPA-EFE/Marcel van Hoorn

Radio Kombëtare Bullgare (BNR) ka publikuar informacionin për anulimin e ekskursionit në Maqedoni të një grupi turistësh nga qyteti bullgar Qystendili, vetëm për shkak të qëndrimit negativ të maqedonasve ndaj bullgarëve.

“Kompania turistike ‘Osogovo’ – Qustendil anuloi udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Shkup për shkak të situatës atje dhe qëndrimit ndaj bullgarëve, njoftuan anëtarët e grupit”, thuhet në njoftimin e radios, transmeton Lideri.mk.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i shoqatës, Hristo Abaxhiev, i cili ka thënë se një pjese të grupit u janë kthyer paratë, ndërsa një pjesë tjetër ka shkuar në destinacion tjetër, për të vizituar Manastirin Kremikov dhe pamjet në afërsi të Sofjes.