April 28, 2024
Maqedoni

I doli flaka njërës prej anijeve në lumin Vardar

Mëngjesin e djeshëm një nga anijet e Vardarit ka marrë flakë në qendër të Shkupit, njoftoi MPB. Ngjarja është denoncuar në polici pak minuta para orës 4:00. Nuk ka të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 19.03.2023, në ora 03:57, është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt – anije, në pronësi të Qytetit të Shkupit, në zonën e Qendrës. Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve.

“Nuk ka persona të lënduar, ndërsa kontroll është duke u kryer nga ekipi inspektues nga RSV Shkup”, njoftoi Policia.