Trupi i peshkatarit të zhdukur australian gjendet brenda krokodilit
Trupi i peshkatarit të zhdukur australian gjendet brenda krokodilit
B103.05.2023 332 1 minute read
Mbetjet e një australiani që ishte zhdukur teksa peshkonte me miqtë, janë gjetur së fundmi në barkun e një krokodili, raportojnë mediat vendase dhe rrjeti britanik BBC.
65 vjeçari Kevin Darmody, ishte parë së fundmi të shtunën në grykën Kennedy’s Bend, një habitat i njohur i krokodilëve të ujti të kripur në zonat veriore të Queensland.
Pas dy ditë kërkimesh në zonë, policia vendase vrau dy krokodilë që konsideroheshin të dyshimtë dhe gjeti pjesë njerëzore në trupin e tyre.
Policia tha se ishte një fund “tragjik” për zotin Darmody, pas përfundimit të procesit të identifikimit. I ndjeri raportohet se ishte peshkatar me eksperiencë në komunitetin e Cape York.
Dy krokodilet me gjatësi, njëri 4.1m dhe tjetri 2.8m u qëlluan për vdekje në fillim të javës rreth 1.5 km larg vendit ku ishte parë së fundmi viktima.
Mbetjet njerëzor u gjetën vetëm në një prej zvarranikëve gjigante por policia tha se besonte se vetëm një prej tyre ishte i përfshirë në incident.
Peshkatarët që ishin me viktimën Darmody thanë se nuk e kishin parë sulmin, por kishin dëgjuar një ulërimë të të ndjerit.
“Ne nxituam atje por nuk kishte asnjë shenjë të tij, përveç shapkave në breg”, tha miku i tij John Peiti për rrjetin vendas Cape York Weekly.
Krokodilët hasen shpesh në veriun e Australisë por sulmet janë të rralla. Vdekja e Darmody është vetëm e dhjeta që prej nisjes së numërimeve në vitin1985.
Pas ndalimit të gjuetisë në 1974, popullsia e krokodilëve në Queensland është shtuar nga rreth 5,000 në rreth 30,000 ekzemplarë sot.
Ligji i Queensland thotë se “krokodilët problematikë” largohen nga zonat ku janë kërcënim publik, ose në raste të rralla eliminohen.