Rajon - Botë

Tre të vrarë, shtatë të plagosur! Sërish krisma në Serbi (Video)

Në shkëmbimin e zjarrit të ndodhur sonte afer qytetit Mlladenovac, në fshatin Dubonë, janë vrarë tre persona dhe shtatë persona janë plagosur, transmeton Lideri.mk.

Mes tyre ka edhe fëmijë.
Sipas rapaortimeve të para, në mesin e të plagosurve është edhe një polic dhe motra e tij.

Policia është në kërkim të një 21 vjeçari, i cili është larguar me veturë Mercedes në drejtim të Nishit.

Deri në momentet e publikimit të këtij teksti raportohet se ende ka të shtëna afër fshatit Sepshin.