Maqedoni

Tragjedia në Tetovë, informacione konkrete pas mbledhjes së Shtabit të Krizës

Në Tetovë tashmë ka arritur kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe funksionarë tjerë qeveritat, transmeton Alsat.
Zyrtarët refuzuan të japin deklarata për mediume. Autoritetet deklaruan se fillimisht do të mblidhet Shtabi i Krizës, pas çka do të jepen informata më konkrete në lidhje me bilancin e viktimave nga zjarri në Kovid-Qendrën në Tetovë. Jozyrtarisht, raportohet se deri më tani ka rreth 15 viktima.