July 3, 2024
Maqedoni

Tragjedi në Suedi: Shtetasi i Maqedonisë ka vrarë djalin 10 vjeçar në Suedi

Një tragjedi familjare në Suedi ka shqetësuar banorët, pasi më 8 janar, në një apartament në lagjen Rosenlund, një baba i ka vrarë fëmijën e tij dhjetëvjeçar, përpara se të telefononte vetë policinë.

Në raportin e policisë thuhet se më 8 janar, në orën 10:55, policia është thirrur në Södertalje, transmeton Lideri.mk.

“Policia u thirr në zonën e Rosenlund me informacione për një person të plagosur shumë rëndë në një apartament. Kur patrullat e policisë kanë mbërritur në banesë, kanë gjetur një djalë të moshës së mitur me plagë në rrezik për jetën dhe një burrë të rritur.
Djali është transportuar me helikopter të ambulancës në spital, ndërsa ndaj tij janë marrë masat e mbështetjes jetësore. Megjithatë, jeta e tij nuk mund të shpëtohej. Burri që ndodhej në banesë është arrestuar dhe dyshohet për krim. Burri dhe djali kanë një marrëdhënie të ngushtë. Apartamenti eshte i rrethuar dhe do te behet kontroll teknik. Masa të tjera hetimore janë duke u zhvilluar. Janë njoftuar familjarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burri i cili u arrestua me dyshimin për vrasjen e një djali në Rosenlund të hënën tani është lënë në paraburgim nga Gjykata e Qarkut Södertalje, transmeton lideri.mk. Gjykata vendosi gjithashtu të kryejë një ekzaminim mendor.

“Hetimi zbuloi pjesë që mund të tregojnë se i dyshuari ka kryer krimin gjatë një çrregullimi mendor”, tha këshilltarja Madeline Arpegard.

Të hënën në mëngjes, një djalë dhjetë vjeçar u gjet i plagosur në një apartament në Södertalje. Janë marrë masat e ndihmës jetësore, por djali ka ndërruar jetë më pas nga plagët e marra.

Prokurori ka konfirmuar për SVT të enjten se babai i djalit është arrestuar në banesë me dyshimin për vrasje./Lideri